Zbulohet ku ishin fshehur plot 30 milionë doza të vaksinës ‘AstraZeneca’

“AstraZeneca fsheh 30 milionë doza vaksinash në Itali”, kështu shkruhet në artikullin e gazetës ‘La Stampa’. Sipas gazetës italiane, ka më shumë se 29 milion doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat thuhet se janë në një industri jashtë Romës, në rajonin e Annani, dhe jo të destinuara për tregun evropian, por për Britaninë.

‘La Stampa’ shkruan se ky “thesar” ishte gjetur nga autoritetet evropiane, të cilët njoftuan ato italiane. E gjithë çështja doli në dritë, pas një inspektimi të kompanisë në Halix, nga Komisioneri i Tregut të Brendshëm Thierry Breton, i cili u interesua se ku po shkonin dozat që po prodhoheshin në Holandë.

Ky zbulim vjen ndërsa “AstraZeneca” është kritikuar ashpër nga Komisioni Evropian për mungesat e dërgesave të vaksinave, duke mos mbajtur premtimin që në tremujorin e parë të vitit të dorëzonte 30 milion doza, një shifër kjo gati e barabartë me shumën e gjetur./usalvision.com

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close