Vlera e abetarës së vitit 1947 për shqiptarët e ish-Jugosllavisë

/shkruan Fahri Xharra

Përkundër peripetive të shqiptarëve, përkundër dhunës serbe mbi ne, pas Luftës së Dytë Botërore, kur fuqitë e medha ( Rusia, Amerika dhe Britania e Madhe ) nuk mundën të korrigjojnë vendimet e Konferencës së Londrës ( 1912 ) ne prapë nuk u tretem falë një atdhedashurie për Kosovën , Luginen e Presheves, Sanxhakut të Novi Pazarit , Maqedoni së dhe Malit të Zi.

Çdo gjë shkonte kundër vullnetit tonë, me vrasje , debime dhe masakrime,por falë patriotizmit të atyre që mbetën dashuria për shkollim në gjuhën shqipe nuk uk u fik. Ne e deshëm shkollën më shumë se kurrë.ne nuk u dorëzuam në dëshirën e serbëve që të shkollohemi në gjuhën tyre. Ishim analafabet, por të mençur dhe atdhe dashës.

Ne nuk kishim shtypshkronja sepse ato nuk na i kishin lejuar, Shqipëria ishte si mos më keq, dhe ndihma nga shteti amë mungonte. Por, le t`ia lëmë të kaluarës dhe të ecim përpara kur sot i kemi dy shtete shqiptare. Të kishim pasur shqiptar të denjë do ta kishim së paku edhe një gjysëm shteti shqiptar.

Shqiptarët nuk heshtën dhe e përatitën Abetaren për fëmijt dhe të rriturit që në vitin 1947, e cila u shtyp normalisht në Beograd. Libri e kishte vlerën e tij pa marrë parasyshë se ku shtypej, nga ai duhej të mësohej së pari shkrim lexim e pastaj vinin tjerat.

Nuk kam shënime për atutorin dhe pëmbatjen e Abetares , por me rëndësi që e shoh djaloshin me plis në kokë pranë shoqes së tij shqiptare që me etje të madhe donin të mësonin ta shkruajnë gjuhën e mëmës.
Nderime të mëdha për guximtarët e kohës që happen shkolla , dhe e shtypen Abetaren .

Fahri Xharra, 25.03.21
Gjakovë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close