Epidemiologu Ylli: Të dhënat tregojnë se vaksina ruse dhe kineze janë efikase si të tjerat

ATSH/ Epidemiologu Alban Ylli deklaroi sot se situata emergjente kërkon një vendimmarrje të shpejtë dhe se vaksina ruse dhe ajo kineze nga informacioni që është bërë i mundur rezulton se janë efikase dhe të sigurta.

“Nuk jemi në kushte normale, nuk mund të presim që EMA të certifikojë vaksinën ruse dhe kineze. Duhet të pranojmë informacionin operativ që na është bërë i mundur, që tregon se vaksinat janë efikase e të sigurta”, u shpreh Ylli gjatë një interviste në medie.

Ai theksoi se duhet të avancojmë me vaksina që vijnë nga SHBA, Rusia, Kina, nesër ndoshta edhe nga vende të tjera, por që kanë zbatuar masat bazë të sigurisë dhe efikasitetit.

Ylli shton se këto vaksina kanë kaluar gjithsesi të gjitha fazat, normalisht të përshpejtuara, ku është verifikuar efikasiteti.

“Edhe qytetarët amerikanë po pranojnë vaksina me certifikata të kushtëzuara, për efekte anësore të mundshme, por që duket që po funksionojnë”, vuri në dukje ai.

Madje ai shton se vet nuk ka preference për vaksina të veçanta.

“Unë dhe shumë kolegë kemi patur fatin e vaksinimit, por unë do të përdorja thjesht vaksinën e parë të ofruar, janë të gjitha efikase”.

Për Yllin e rëndësishme është mbërritja e një sasie sa më të madhe vaksinash që të përmbushet objektivi i 12-15 mijë vaksinave në ditë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close