Internacionalja Socialiste uron Kryeministrin Kurti

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Përmes një letër urimi, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, ka uruar Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen dhe detyrën e tij të re”,  thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet po ashtu se ai e ka përgëzuar Kryeministrin Kurti për kabinetin qeveritar, duke e cilësuar atë si shembull i vërtetë dhe një burim krenarie.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close