Jamie Shea: NATO në Kosovë derisa Serbia t`a njohë pavarësinë

Ish-zëdhënësi i NATO-s mendon se ende Kosova ka nevojë për prani ushtarake.

Ish-zëdhënësi i NATO-s në kohën e luftës së Kosovës, Jamie Shea, tha se prania ushtarake e NATO-s në Kosovë është ende e nevojshme.

“Arsyeja e parë është krejt pragmatike. Përderisa NATO dhe shumë shtete që kontribuojnë me trupa ushtarake do të jenë të pranishme në Kosovë, ato do ta kenë Kosovën në ekranet e radarëve të tyre diplomatikë”, tha ai RTK.

Ai theksoi se po të ishte pjesë e lidershipit të Kosovës, do të përqendrohej para së gjithash në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe të aftësisë së tyre për të ndërmarrë detyra të shumëllojshme të sigurisë, duke përmirësuar pajisjet e tyre, si dhe me trajnime e ushtrime.

“Unë besoj që prania ushtarake e NATO-s/KFOR-it është ende e nevojshme në Kosovë. Arsyeja e parë është krejt pragmatike. Përderisa NATO dhe shumë shtete që kontribuojnë me trupa ushtarake do të jenë të pranishme në Kosovë, ato do ta kenë Kosovën në ekranet e radarëve të tyre diplomatikë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe ministrat e mbrojtjes e të jashtëm të vendeve të NATO-s do ta vizitojnë Prishtinën periodikisht”.

“Do të kenë interes për Kosovën dhe do të mbajnë kontakte me lidershipin politik. Ato do kenë interes të theksuar për negociatat Prishtinë-Beograd dhe për sigurinë e Kosovës në rajon në të ardhmen. Kjo vlen veçanërisht për Shtetet e Bashkuara dhe për ata aleatë që nuk janë anëtarë të BE-së dhe që rrjedhimisht nuk janë formalisht të ndërlidhura me dialogun Prishtinë-Beograd. Kjo përfshirje e gjerë ndërkombëtare është në të mirë të Kosovës”, tha ai.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close