Kryeministri Kurti: Këshilli i BE-së t’i japë fund izolomit të padrejtë të qytetarëve

Pasi Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Këshilli i BE-së dhe Komisioni i BE-së duhet të veprojnë që t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Kurti në twitter ka mirëpritur votat e sotme të shumicës dërrmuese në Parlamentin Evropian për mbështetjen e Kosovës në liberalizimin e vizave.

“Unë e mirëpres votat e sotme të shumicës dërrmuese nga  @Europarl_EN në favor të liberalizimit të vizave për #Kosovën .  @EUCouncilduhet të ndjekin të dy @EU_Comission dhe vullnetin e shumicës së Parlamentit të BE-së dhe të veprojë për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

Ajo ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close