PD hap sot pasdite zyrtarisht fushatën elektorale

ATSH – I. Vata/ Partia Demokratike do të hapë zyrtarisht sot fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në pragun e nisjes zyrtare të fushatës elektorale ka postuar një video ku shprehet se, së bashku do të fitojmë.

Në video thuhet se janë minus 31 ditë nga dita e zgjedhjeve dhe bëhet thirrje për të votuar numrin 9 të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka njoftuar se do të çelë fushatën sot pasdite në sheshin “Nënë Tereza”.

Në takimin e PD së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të jenë të pranishëm edhe të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, në 12 qarqet e vendit.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close