Vjosa Osmani:Masakra e Krushës dëshmi e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe që ndodhi 22 vite më parë nga forcat serbe të cilët masakruan 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Osmani thotë se masakra e Krushës së Madhe mbetet ende plagë e hapur për një pjesë të familjarëve të këtij fshati dhe është dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidial të Serbisë.

“Këto ditë bëhen 22-vjet nga masakra e Krushës së Madhe, e cila përveç se dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë, mbetet ende plagë e hapur për një pjesë të familjarëve të këtij fshati. Janë shumë të pagjetur, fati i të cilëve ende mbetet peng, brengë dhe ankth jo vetëm për familjarët, por edhe për shtetin e Kosovës. Në një aksion dyditor, regjimi serb manifestoi egërsi të paparë, duke ndarë burra e djem nga gratë e nënat e tyre dhe duke ekzekutuar 243 persona”, ka shkruar Osmani.

Osmani shkruan edhe se dy dekada, masakra e Krushës së Madhe është zëri i ndërgjegjes që thërret për drejtësi dhe zbardhe të fatit të të pagjeturve.

“Dy dekada më pas, masakra e Krushës së Madhe është zëri i ndërgjegjes që thërret për drejtësi dhe zbardhje të fatit të të pagjeturve. Duke kujtuar këtë ditë, ne sot e kuptojmë peshën dhe çmimin që paguam për lirinë e vendit! Liria nuk ka kuptim pa adresimin e përgjegjësisë për ekzekutorët e kësaj masakre, siç nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon! Ne nuk do ndalemi duke e thënë të vërtetën për Masakrën e Krushës, kudo dhe kurdo. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë që t'i rrijmë afër familjeve dhe t'u themi se dhimbja e tyre është edhe e jona dhe që si institucione shtetërore nuk do zbrapsemi në përpjekjen për të kërkuar drejtësi! I përjetshëm qoftë kujtimi për 243 të vrarët e Krushës së Madhe!”, ka shkruar Osmani.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close