Asetet e sistemit financiar arritën vlerën 7.91 miliardë euro

BQK ka njoftuar se asetet e sistemit financiar në fund të dhjetorit 2020 arritën vlerën në 7.91 miliardë euro.

"Krahasuar me vitin e kaluar, sistemi financiar në vend është zgjeruar me ritëm më të ngadalësuar, kryesisht ndikuar nga zhvillimet në sektorin pensional. Tërheqja e 10 përqind të kursimeve pensionale nga kontributëdhënësit2 në muajin dhjetor; si dhe kthimi më i ulët në investime gjatë vitit kanë ndikuar në ecurinë e sektorit pensional. Sektori bankar kishte kontributin kryesor në rritjen e aseteve të sistemit financiar, duke shënuar rritje vjetore prej 12.4 përqind në vitin 2020 (13.7 përqind në periudhën paraprake). Sektori i sigurimeve dhe ai mikrofinanciarë, kishin kontribut pozitiv në rritje, por ndikimi i tyre mbetet i ulët për shkak të peshës së ulët në gjithsej asetet e sektorit", thuhet në raportin e BQK-së.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close