BE kërkon nga AstraZeneca t’i përmbushë premtimet

Prodhuesi i vaksinave kundër koronavirusit AstraZeneca duhet t’i përmbushë premtimet për furnizimin e Bashkimit Evropian, përpara se të dërgojë doza gjetkë, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Kompania duhet të respektojë kontratën që ka me vendet anëtare”, tha ajo pas një takimi të BE-së, të enjten vonë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u tha gazetarëve se “ky është fundi i naivitetit të BE-së”.

“Ne duhet t’i bllokojmë të gjitha eksportet për aq kohë sa disa kompani të barnave nuk i respektojnë zotimet e tyre ndaj evropianëve”, tha ai.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se BE-ja “jo vetëm që furnizon veten, por eksporton edhe në botë, për dallim nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe”.

Shpërndarja e vaksinave në shtetet e Bashkimit Evropian është duke u bërë ngadalë dhe blloku ka fajësuar kompanitë farmaceutike – kryesisht AstraZenecan – për mosdërgimin e dozave të premtuara.

AstraZeneca ka mohuar se nuk po e respekton kontratën e saj.

Në BE, deri më tash, janë dhënë rreth 62 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit. Vetëm 18.2 milionë njerëz – apo 4.1 për qind e popullsisë së BE-së prej 450 milionësh – janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza.

Pas samitit virtual, 27 vendet anëtare të BE-së ranë dakord që të përpiqen të rrisin prodhimin e vaksinave brenda bllokut.

“Përshpejtimi i prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave mbetet thelbësor dhe urgjent, për të kapërcyer krizën. Përpjekjet për këtë qëllim duhet të intensifikohen më tej”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

BE-ja gjithashtu u bëri thirrje prodhuesve të vaksinave që t’i parashikojnë prodhimet e tyre dhe “t’i respektojnë afatet kontraktuale të dorëzimit”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close