Çelja e fushatës së PS-së dhe PD-së/ Rama ndan fotot
ATSH/ Partia Socialiste dhe Partia Demokratike çelën dje zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga sheshi “Skënderbej”, ku u organizua aktiviteti i PS-së, duke respektuar masat antikovid, si dhe nga sheshi “Nënë Tereza”, ku PD zhvilloi mitingun elektoral.
“Mirëmëngjes dhe me këto kartolina nga dy botë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve”, tha Rama.
Kryeministri e konsideroi dje “një shfaqje brutale kundër ligjit e rregullave dhe në dëm të shëndetit”, aktivitetin e organizuar nga Partia Demokratike për çeljen e fushatës elektorale.
Sipas tij, në kushtet e pandemisë “ajo që u shfaq sot në sheshin ‘Nënë Tereza’ ishte papërgjegjshmëri, përveçse vulgaritet, rrumpallë konceptuale”.
Rama tha se “ky është një skandal antiligjor i madh dhe antinjerëzor dhe kush e bën atë nuk meriton të konsiderohet se mund të votohet për të marrë në dorë drejtimin e një vendi të tërë”. Kryeministri tha se, “ata bënë një COVID-center, ku vetëm Shqipëria nuk fiton atje, por të paktën mos të humbasë njeri”.
Comments are closed.