Ismet Krasniqi zgjidhet president i Komitetit Olimpik të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur Asamblenë e Punës ku në kuadër të agjendës ditore është zgjedhur edhe presidenti i KOK-ut.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme në KOK kanë votuar gjithsej 105 kandidatë , kandidati i cili merr 50+1 vota do të fitojë, në rast se asnjëri nga kandidatët nuk arrijnë këtë shifër të votave, atëherë shkohet në balotazh, shkruan lajmi.net.

Në garë për të parin e KOK-ut ishin, Besim Hasani, Linda Shala dhe Ismet Krasniqi.

Pas votimit, votat u numruan para publikut dhe në prani të mediave. Gara ishte e ngushtë ndërmjet Ismet Krasniqit dhe Besim Hasanit, ndërsa Linda Shala nuk arriti të sigurojë një shumicë.

Kandidati me më së shumti vota ishte Ismet Krasniqi, i njekur nga Besim Hasani dhe Linda Shala.

Ismet Krasniqi siguroi 53 vota, aq sa duhej për të mos shkuar në balotazh, ndërsa Besim Hasani mori 41 vota dhe Linda Shala mori 11 vota.

Ismet Krasniqi është zgjedhur president i ri i KOK-ut, i cili do të ketë mandat katër vjeçar.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close