Miratohet rregullorja që përcakton përgjegjësitë e Zyrës së Kryeministrit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar projekt rregulloren për fushat e përgjegjësisë së zyrës së kryeministrit dhe ministrive.

Kryeministri Albin Kurti me fillim të mbledhjes ka kërkuar nga ministrat  e tij që sa më shpejt ti sjellin të gjitha vendimet e propozuara në tavolinën e tij.

Ai tha se rregullorja e re i hap rrugë  sistemimit të përgjegjësive të kryeministrit dhe ministrave.

“E di që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë dhe që janë urgjente, por sot është një vendim me urgjent që është rregullorja e re e cila i hap rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në kryeministri dhe ministri të ndryshme”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve  Hekuran Murati tha se ka dërguar disa komente edhe ai për projekt rregulloren e MF.

“Në lidhje me projekt rregulloren që e kemi pranuar, janë konceptet e ministrisë së Financave që për shkak formulimit mund të jenë atribuuar si kompetneca”.

Ministrja e Industrisë Tregtisë dhe Ndërmarrësi, Rozeta Hajdari tha se ka dërguar disa komente që janë sqaruese e cila ka thënë se duhet të korrigjohen”.

Kjo ishte pika e vetme e kësaj mbledhje të qeverisë. Ndërsa në të ndryshme asnjë ministër nuk e mori fjalën. /EO

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close