Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Tbilisit

Nora Gjakova ka shkëlqyer në Grand Slamin e Tbilisit. Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e artë në evenimentin që po mbahet në Gjeorgji.

Nora shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke i fituar të gjitha meçet. Në xhiron e parë, Gjakova ishte e lirë, ndërsa në rrethin e dytë e mundi me Ippon ukrainasen Mariia Skora.

Në meçin e dytë garuesja kosovare e mposhti po ashtu me Ippon garuesen nga Austria, Sabrina Filzmoser. Ndërkaq, në çerekfinale Nora ajo e mundi serben Marica Perisic.

Gjakova ishte e sigurt edhe në gjysmëfinale, ku ishte më e mirë se sllovenia Kaja Kajzer. E në finale, 28 vjeçarja u tregua më e suksesshme se garuesja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani, duke fituar kështu edhe pikë olimpike, transmeton EO.

Kosova po përfaqësohet në këtë Grand Slam me katër garues. Nesër do të garojnë dy xhudistët tjerë të Kosovës, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, kurse të dielën Loriana Kuka.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close