Blinken: Zgjidhje paqësore për mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor

ATSH-AA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bëri sot thirrje për gjetjen e zgjidhjeve paqësore në kuadër të ligjit ndërkombëtar lidhur me mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor.

Në vlerësimin e tij lidhur me situatën e fundit mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor, Blinken vuri theksin se “kohët e fundit tensioni po ulet dalëngadalë dhe se dy vendet kanë qëndruar larg provokimeve”.

“NATO-ja ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë çështje. Kemi nevojë të shohim se ndaj këtyre ndryshimeve ka zgjidhje paqësore sipas ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.

“Investimet e përbashkëta dhe përdorimi i përbashkët i burimeve natyrore në rajon duhet t’i bashkojë këto vende”, vazhdoi diplomati amerikan.

Duke shprehur shqetësimin për blerjen e sistemit S-400 nga Turqia, Blinken shprehu besimin se kjo çështje dhe mosmarrëveshjet e tjera të ngjashme mund të zgjidhen përmes rrugës së dialogut.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close