EMA miraton vende të reja të prodhimit të vaksinave antiCOVID-19

/ATSH-DPA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka miratuar tri zona të reja për prodhimin e vaksinave AstraZeneca, BioNTech/Pfizer dhe Moderna për zinxhirin e furnizimit të BE-së, në një lëvizje që mund të ndihmojë në lehtësimin e mungesave në Bllok.

Rregullatori i BE-së njoftoi sot se ka miratuar një vend prodhimi në Leiden, Holandë, për të prodhuar substancën aktive në vaksinën AstraZeneca; një vend në Marburg, Gjermani, për prodhimin e vaksinës së BioNTech/Pfizer dhe një fabrikë në Visp, Zvicër, që do të kontribuojë në furnizimet e Moderna-s.

Të tri vaksinat kanë miratimin e tregut të BE-së, por fabrikat nuk mund të furnizojnë Bashkimin Europian pa lejen e EMA-s.

Eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides e mirëpriti lajmin në një deklaratë me shkrim, por gjithashtu lëshoi ​​një paralajmërim për AstraZeneca-n.

“Tani presim që vaksinat e prodhuara nga kjo fabrikë t’u dorëzohen vendeve anëtare të BE-së në ditët në vijim, si pjesë e detyrimit kontraktual dhe zotimit të bërë nga AstraZeneca ndaj qytetarëve europianë”, tha zyrtarja qipriote e BE-së.

BE ka vendosur një sistem kontrolli të eksportit të vaksinave dhe mund të bllokojë dërgesat, nëse e sheh të nevojshme.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close