Inspektorati sanitar shqiptoi 1479 gjoba për mosrespektim të masave

Inspektorët sanitar të cilët veprojnë në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, që nga fillimi i këtij vitit e deri më tani kanë shqiptuar 764 gjoba për persona fizik dhe 715 gjoba për persona juridik.

Sipas zëdhënësit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës Lamir Thaçi, këto gjoba janë shqiptuar në saje të mos respektimit të masave anti-Covid-19.Kurse, vetëm mbrëmë në Prishtinë, sipas tij, janë shqiptuar nëntëmbëdhjetë gjoba ndaj lokaleve të gastronomisë të cilat po shkelin masat anti-Covid.

“Mbrëmë kemi shqiptuar nëntëmbëdhjetë gjoba për lokale të gastronomisë në Prishtinë, ndërsa nga  fillimi i vitit 2021 deri me datë tani nga inspektorati sanitar i AUV-së janë shqiptuar gjithsej 764 gjoba për persona fizik dhe 715 gjoba për persona juridik”, ka deklaruar ai

Thaçi tutje ka thënë se Agjencia e Ushqimit ëshët duke ndërmarr të gjitha masat ndaj shkelësve të masave anti-Covid-19.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë  në kuadër të përgjegjësive ligjore institucionale përmes inspektoratit sanitar është duke vazhduar punën dhe duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti Covid-19,  ndaj të gjithë shkelësve”, ka thënë Thaçi.GE

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close