Vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna efektive edhe te shtatzënat

ATSH-AA/ – Vaksinat e zhvilluara nga kompanitë farmaceutike Pfizer/BioNTech dhe Moderna kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë efektive tek gratë shtatzëna dhe se antitrupat u kalojnë edhe foshnjave të sapolindura.

Në një studim të botuar në Revistën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë u ekzaminuan efektet e vaksinave kundër COVID-19 tek gratë shtatzëna.

Rezultatet e një studimi të zhvilluar tek 131 gra, 84 prej të cilave ishin shtatzënë, 31 të cilat u jepnin gji fëmijëve dhe 16 prej të cilave nuk ishin shtatzënë, treguan se vaksinat kundër COVID-19 të kompanive farmaceutike Pfizer/BioNTech dhe Moderna ishin efektive te gratë shtatzëna.

Sipas studimit, nivelet e antitrupave tek gratë shtatzëna pas vaksinës ishin ekuivalente me nivelet e antitrupave tek gratë joshtatzëna.

Niveli i antitrupave i siguruar nga vaksina në subjekte ishte “çuditërisht më i lartë” sesa imuniteti i lindur i fituar pasi ata u infektuan./

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close