28 Mars 1939 – Përfundon Lufta Civile Spanjolle

Në Spanjë, mbrojtësit republikanë të Madridit ngrenë flamurin e bardhë mbi qytet, duke i dhënë fund luftës së përgjakshme civile. Më 1931, mbreti spanjoll Alfonso XIII dekretoi mbajtjen e zgjedhjeve për qeverinë e re spanjolle, dhe votuesit zgjodhën me një shumicë dërrmuese të shfuqizonin monarkinë, në favor të një republike liberale.
Alfonso shkoi më pas në mërgim, ndërsa në vend u shpall Republika e Dytë, fillimisht e dominuar nga liberalët e klasës së mesme dhe socialistët e moderuar. Gjatë 5 viteve të para, sindikatat e punëtorëve dhe radikalët e majtë, imponuan reforma të gjera liberale, ndërsa rajonet spanjolle të Katalonjës dhe krahinat baske, e zgjeruan autonominë.
Këto masa u kundërshtuar nga aristokracia, kisha dhe një kastë ushtarakësh nacionalistë. Në korrik 1936, gjenerali Francisco Franco udhëhoqi një revolucion të armatës së djathtë në Marok, gjë që nxiti ndarjen e Spanjës në dy kampe kryesore:nacionalistët dhe republikanët.
Forcat nacionaliste, pushtuan shpejt një pjesë të madhe të zonave të kontrolluara nga republikanët në Spanjën qendrore dhe veriore, dhe Katalonja u bë një bastion i rëndësishëm i republikanëve. Gjatë vitit 1937, Franco u bashkua me forcat nacionaliste nën komandën e Partisë Fashiste Spanjolle, Falanga, ndërsa republikanët ranë nën ndikimin e komunistëve.
Gjermania dhe Italia, e ndihmuan Francon me shumë avionë, tanke dhe armë, ndërsa Bashkimi Sovjetik ndihmoi krahun republikan. Përveç kësaj, një numër i vogël komunistësh dhe radikalësh të tjerë nga Franca, BRSS, Amerika dhe gjetkë, formuan Brigadat Ndërkombëtare për të ndihmuar kauzën republikane. Kontributi më i rëndësishëm i këtyre njësive të huaja ishte mbrojtja e suksesshme e Madridit, deri në fund të luftës.
Në qershor 1938, nacionalistët dolën në Detin Mesdhe, duke e ndarë më dysh territorin e kontrolluar nga republikanët. Më vonë gjatë atij viti, Franco ndërmori një ofensivë të madhe kundër Katalonjës.
Në janar 1939, u pushtua kryeqyteti i rajonit, Barcelona, dhe shumë shpejt ranë edhe bastionet e tjera republikane. Më 28 mars 1939, nacionalistët fitimtarë hynë triumfalisht në Madrid. Lufta Civile, shkaktoi vdekjen e deri 1 milionë njerëzve./Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close