EMA: Përditësim i të dhënave të varianteve për vaksina më efikase

ATSH-ANSA/ – Siguria e vaksinave është përparësia më e lartë për ne, deklaroi kreu ekzekutiv i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Emer Cooke, në një takim të organizuar në lidhje me përditësimin e vaksinave antiCOVID-19 tashmë të miratuara dhe atyre kandidate për miratim.

“Katër vaksina antiCOVID-19 janë miratuar deri më tani në Bashkimin Europian dhe të dhënat nga tri vaksina të tjera po vlerësohen aktualisht”, tha Cooke, duke deklaruar se misioni i agjencisë “vazhdon dhe nuk ndalet”.

“Hyrja dhe disponueshmëria e vaksinave të reja mbetet një sfidë”, specifikoi ajo, duke kujtuar se “EMA po punon gjithashtu për të lehtësuar përfshirjen shtesë të vendeve që mund të ndihmojnë në rritjen e furnizimit të vaksinave në tregun europian”.

“Po shfaqen variante të virusit dhe rregullatorët po punojnë për t’u siguruar që përditësimet e nevojshme mund të bëhen shpejt, për t’u siguruar që vaksinat Covid-19 të mbeten efikase”, sqaroi Marco Cavalera, kreu i EMA-s për Strategjinë e Vaksinave.

Sipas tij, të gjitha vaksinat antiCOVID-19 të miratuara në BE kanë treguar një raport pozitiv rrezik-përfitim në parandalimin e sëmundjes.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close