LULET *Poezi

Pal Ndrecaj

Ne po flisnim për lulet

dhe papritmas u zumë se cili do i merr
si dhuratë të mbrame
Meqë unë të blija lule për çdo festë
thashë se kjo do duhej te ishte radha ime
Vendosëm ta zgjidhim me bast:
do i merr ai që njeh më shumë lloje lulesh
the ti dhe përmende të gjitha lulet e botës
unë i ziu dy a tri mezi i gjeta
Pas kësaj kam zënë të mos i dua më lulet
ka nisë të më duket e frikshme
edhe shprehja kopsht me lule
bëni që të rritën sa më ngadalë
se prej andej del edhe tufë e fundit
Megjithatë ato vazhdojnë të rritën
dhe një radhë është zgjidhur
dhe një dorë është grishur
Tash sa herë mendoj për lulet
them
kam një marrëveshje
por duhet prishur
Nga: “Lumenj e lule”

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close