OBSH: Kosova po përballet me një valë të re të coronavirusit

Edhe këtë javë pasojat nga përhapja e koronavorisit në vend ishin shqetësuese. Për gjashtë ditë u regjistruan 70 të vdekur dhe 4882 të infektuar. Në Organizatën Botërore t ë Shëndetësisë në Kosovë thonë se vendi ynë po ballafaqohet me një fazë të re të Covid-19.

Këto ditë Kosova po përballet me rritje të hovshme të rasteve me koronavirus.

Kjo rritje e vdekshmërisë dhe infektimeve është shqetësuese për infektologun Hamdi Ramadani.

“Kjo rritje e trendit të sëmurëve si në aspektin e sëmundjes, ashtu edhe numri i rasteve po tregon që gjendjen e kemi të keqe, gjendjen e kemi të rëndë dhe kapacitetet spitalore për mjekimin e rasteve me indikacione mjekësore për trajtim, veç bazuar në të dhënat e ditëve të fundit, është në buzën e limitit. Klinika Infektive nga dje nuk e ka asnjë shtrat të lirë për t’i pranuar rastet e nevojshme”, tha Ramadani për RTV21.

Shqetësim për rritjen e infektimeve me Covid-19 shpreh edhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve.

Në zyrën e OBSH në Kosovë tregojnë arsyet e kësaj situate me koronavirus. Thonë se Kosova po përballet me një fazë të re të Covid-19.

“Rritja e numrit të rasteve është kryekëput lëvizje natyrale e sëmundjes e cila ka ngritjet dhe ramjet e veta. Edhe shtetet e rajonit edhe Kosova është duke kaluar në fazën e tretë dhe të katërt të sëmundjes”, tha Isma Humolli.

Marrë parasysh gjendjen e tanishme me koronavirus infektologu Hamdi Ramadani propozon shtrëngimin e masave.

Aktualisht në Kosovë janë mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close