Pavarësisht pandemisë, japonezët tundohen nga lulet e qershisë!

ATSH- – Artistët japonezë i kanë kushtuar mijëra vargje dhe piktura lules së qershisë (sakura) dhe një numër festivalesh pranverore organizohen në nder të saj, një nga simbolet më të rëndësishme të kulturës japoneze.

Pavarësisht masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, qytetarët vërshuan nëpër parqe për të parë çeljen e luleve të qershive në fund të marsit dhe në fillim të prillit.

Rrugët e Tokios tashmë janë mbushur me ngjyra të bukura.

Të shikosh lulen e qershisë është një zakon japonez që përfshin të gjitha brezat.

Çdo vit, një numër i madh i turistësh vendas dhe të huaj kalojnë pjesën më të madhe të kohës në parqe, duke u përpjekur të bëjnë fotografitë më të bukura të luleve të qershive, që është paralajmëruese e pranverës dhe simbol i bukurisë së përsosur në vendin ku lind dielli.

Rituali përfshin këndimin e këngëve të veçanta dhe shijimin e ushqimeve tradicionale.

Këtë vit, megjithatë, situata është disi më ndryshe për shkak të COVID-19 dhe masave që po zbatohen në gjithë botën për të luftuar përhapjen e infeksionit.

Në Japoni, është regjistruar një numër më i vogël të infektuarish, por ndikimi i COVID-19 ndihet.

Gjendja e jashtëzakonshme, që u vu në rajone të ndryshme të vendit në periudhën janar-mars, u hoq plotësisht në fillim të javës.

Megjithatë, autoritetet paralajmëruan qytetarët se nuk ka aktivitete ose ngjarje në parqet ku ndodhen pemët e qershive./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close