Shqipëri/Sot nis vaksinimi masiv i popullsisë

ATSH/- Këtë të diel nis vaksinimi masiv për popullsinë e grupmoshë mbi 70 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një qendër vaksinimi në sheshin “Skënderbej”, ndërsa paralelisht vaksinimi do të vijojë edhe në stadiumin “Air Albania”.

Pas Tiranës, vaksinimi masiv do të shtrihet në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit ka vijuar me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara në si dhe shkolla në të gjithë vendin.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 62,858 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Janë kryer 31,216 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 12,552 vaksinime për të moshuarit dhe 19,090 vaksinime për arsimtarët. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close