Sinjalet e universit kthehen në një përmbledhje notash muzikore

ATSH-ANSA/ – Sinjalet e emetuara nga yjet, galaktikat dhe vrimat e zeza janë kthyer në muzikë, falë NASA-s, që ka publikuar një përmbledhje tingujsh nga universi në tre video muzikore.

Studiuesit e NASA-s e nisën iniciativën nga të dhënat e mbledhura nga Observatori me rreze X i Agjencisë Hapësinore Amerikane “Chandra” dhe nga teleskopët e tjerë hapësinorë, të tillë si Hubble dhe Spitzer, që punojnë me rreze infra të kuqe dhe më pas i shndërruan vëzhgimet e tyre në nota muzikore.

“Pa modifikuar përmbajtjen origjinale të të dhënave, është e mundur t’i shndërrosh ato në një formë të re që mund t’i dëgjojë dhe t’i shohë kushdo”, shpjegojnë studiuesit e NASA -s.

Videoja e parë është frymëzuar nga një imazh me rreze X, që përfaqëson një koleksion të pikave me ngjyra.

Ato duken si yje, por në realitet janë kryesisht galaktika dhe vrima të zeza gjigante në qendër të galaktikave, sipas ekspertëve.

Ngjyrat e ndryshme u korrespondojnë toneve muzikore me intensitet të ndryshëm.

Videoja e dytë është “kënga” e mjegullnajës së Syrit të Maces, në yjësinë e Dragoit, rreth 3 300 vite-dritë larg.

Videoja e tretë dhe e fundit është tingulli i Messier 51, një objekt astronomik rreth 31 milionë vite-dritë larg, që përfshin dy galaktika të dallueshme në yjësinë e Qenve të Gjahut.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close