Sonte Kosova-Suedia

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte nis kampanjën e re kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar 2020’, raporton RTKLive.com. ‘Dardanët’ në tempullin ‘Fadil Vokrri’ kundër Suedisë do të nisin misionin kualifikues për Botërorin e ardhshëm.

Kombëtarja jonë në duel me Suedinë e Zlatan Ibrahimoviqit, hyn pas fitores së madhe në miqësoren kundër Lituanisë (4-0), tri ditë më parë.

Skuadra jonë në duel me suedezet do të jetë e hendikepuar pa kapitenin Amir Rrahmani dhe Valon Berishën të lënduar, pa Ibrahim Dreseviq për shkak të kartonëve si dhe pa Aro Muriçin e suspenduar për arsye disiplinore.
Bernard Challandes e pranon se Kosova ka disa mungesa përballë Suedisë, por sipas tij, Kombëtarja jonë do t’i përgjigjet Suedisë me një lojë ekipore.
“Kemi disa probleme me kontigjentin tonë, por përgjigjja jonë për këtë do të jetë ekipore. Ne do të luajmë si një ekip, opsioni për të pasur një ose dy lojtarë që kujdesen për Ibrahimovicin nuk ka qenë asnjëherë mendim i imi, do të reagojmë si ekip”, ka thënë Challandes në konferencën për shtyp.
Ndërkohë, për fitore në tokën e Kosovës, ka zbritur edhe Suedia. Trajneri i suedezëve, Janne Andersson është shprehur optimist së skuadra e tij, do të fitojë sfidën me Kosovën.
“Kosova ka ekip të mirë. Ne do të mundohemi të luajmë mirë në mbrojtje dhe më pas të sulmojmë. Barazimi nuk do të ishte i kënaqshëm pasi që ne gjithmonë synojmë të fitojmë”, tha Andersson

Në kampin e skuadrës sonë, ekziston një atmosferë e mirë për duelin me suedezët, dhe një rezultat pozitiv nga ky kjo ndeshje e madh, do të ishte motiv i madh për Kosovën për duelin e radhës kundër Spanjës.
Ndeshja Kosova-Suedia nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTKHD1.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close