Toka e sigurt nga asteroidët edhe për 100 vjet

ATSH/ – Tokësorët mund të marrin tashmë frymë lirisht, pasi agjencia hapësinore amerikane NASA konfirmoi se planeti ishte “i sigurt” nga asteroidët, më saktë nga i ashtuquajturi asteroid i frikshëm Apophis, për të paktën 100 vitet e ardhshme, sipas BBC.

NASA e kishte konsideruar Apophis si një nga asteroidët më të rrezikshëm për Tokën, pas zbulimit të tij në 2004.

Gati përplasjet e afërta të parashikuara për në 2029 dhe 2036 u përjashtuan.

Një kërcënim i lehtë kishte mbetur për 2068, por tani Nasa e ka hedhur poshtë edhe këtë kërcënim, duke u bazuar në analizën e re në lidhje me asteroidin.

“Një ndikim i vitit 2068 nuk është më në fushën e mundësive dhe llogaritjet tona nuk tregojnë ndonjë rrezik ndikimi për të paktën 100 vitet e ardhshme”, tha Davide Farnocchia, një shkencëtar i NASA-s, i cili studion objektet afër Tokës.

I emëruar sipas perëndisë së lashtë egjiptiane të kaosit dhe errësirës, Apophis vlerësohet të ketë një matje prej 340 metrash, sa rreth gjatësia e tri fushave të futbollit në Britaninë e Madhe./

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close