Alternativa për Ndryshim (APN) ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës

Alternativa për Ndryshim (APN) e udhëhequr nga Shqiprim Arifi sipas rezultateve preliminare ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës.

RTK ka siguruar votat që ka marrë secila parti, rezultat ky natyrisht preliminar pasi ende nuk është shpallur zyrarisht.

Shqiprim Arifi prinë me 14 deputetë, ndërsa në vend të dytë Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës me 9 deputetë. Ardita Sinani me PVD ka dalë vetëm e treta me 7 deputetë.

Sami Salihu me Lëvizjen për Reforma ka marrë 5 deputetë, UDSh 1 deputet ndërsa partitë serbe 2 deputetë.

Ky rezultat ështē nga numrimi i 95 përqind e votave. Pjesa prej 5 përqind e votave janë bllokuar pasi ka fakte qē ka pasur paregullsi gjatë votimit. Nëse kjo zyrtarizohet atëherē zgjedhjet mund të përsëriten në dy njësi./RTKLive/

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close