Ambasadori spanjoll në Beograd: nuk e njohim Kosovën!

Dy ditë para ndeshjes Kosova-Spanja, Bartolome konfirmon qëndrimin e Spanjës.

Spanja luan me Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Europian të mërkurën në Sevilla.

Spanjollët kanë tentuar të injorojnë Kosovën në mënyra të ndryshme para kësaj sfide duke mos pranuar të publikojnë flamurin dhe emrin e Kosovës si shtet.

Një qëndrim politik së fundi e ka dhënë edhe ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome. Ai ka deklaruar se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta njeh në të ardhmen Kosovën si shtet.

“Spanja nuk do të ndryshojë pozicionin e saj në lidhje me çështjen e Kosovës. Disa vende kanë kërkuar njohjen e Kosovës, por kjo nuk do të ndodhë. Karshi Kosovës, ne do të pranojmë atë që e pranon edhe Serbia”, ka thënë Bartolome.

Ambasadori spanjoll gjithashtu komentoi deklaratën e fundit të zëvendëskryeministrit të Parë të Maqedonisë Veriore, Artan Grubi, se vendi do t’i kërkojë Spanjës të njohë Kosovën.

“Nuk e di që dikush nga BE ka lëvizur drejt Madridit për këtë qëndrim. Pozicioni jonë është publik dhe i pandryshuar”, ka thënë ambasadori spanjoll në Beograd.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close