Breton: Imuniteti i tufës në Europë në korrik

ATSH-ANSA/ – Imuniteti i tufës nga COVID-19 pritet të arrihet nga mesi i korrikut, deklaroi eurokomisioneri për Tregun e Brendshëm dhe kreu i Task Force për Vaksinat, Thierry Breton.

Duke folur për radion franceze RTL, Breton tha gjithashtu se vera e ardhshme pritet “të jetë e ngjashme me atë të vitit të kaluar, falë fushatave të vaksinimit që po zhvillohen në Bashkimin Europian”.

Zyrtari europian sqaroi se pasaporta e parë shëndetësore europiane do të jetë në dispozicion në të gjithë BE-në brenda dy-tre muajve.

Ajo do të jetë e disponueshme si dokument fizik, ashtu edhe dixhital në smartphone, ku do të paraqitet një kod QR dhe lloji i vaksinës së kryer.

Për ata që janë vaksinuar ende ose nuk kanë dashur të bëjnë vaksinën e COVID-19, në certifikatë do të jetë rezultati i testit të fundit të kryer./

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close