Eliminatorët për Botërorin “Katar 2022:Kosova humb ndeshjen e parë nga Suedia.

Kosova e ka nisur keq ciklin eliminator për Botërorin “Katar 2022”. Ka humbur ndeshjen e parë nga Suedia.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes ka pësur humbje 0-3 nga skandinavët.

Kosova ka nisur ndeshjen mirë, duke dominuar, por pa qenë në gjendje të bëjë diçka më shumë.

Suedezët kanë kaluar në epërsi në minutën e 11-të nëpërmjet Ludwig Augustinsson.

Suedia ka dyfishuar epërsinë në minutën e 34-të, kur Alexander Isak ka shënuar me një gjuajtje nga distanca brenda gjashtëmbëdhjetëshit.

Goli i tretë dhe i fundit ka ardhur nga Sebastian Larsson në minutën e 69-të nga penalltia.

Në minutat e fundit Kosova ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Bernard Berisha ka pranuar edhe kartonin e dytë të verdhë.

Kosova javën e ardhshme luan kundër Spanjës.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close