Gjithçka për Shqipërinë, dhe Shqipërinë për asgjë

/Nga Aurel Dasareti, USA

Fjalët në titull janë një përmbledhje e tërë jetës dhe veprës së kryetrimit më të madh të Shqipërisë, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Me ndërgjegjen e tij, me aftësinë dhe shpirtin luftarak të papërsëritshëm, me shpatën që ia bekoi Zoti, por edhe me vullnetin e ushtarëve zemër çeliku dhe 25 vjet rezistencë të pandërprerë kundër tmerrit, dhunës së pamëshirshme dhe krimeve çnjerëzore të pushtuesve barbarë, legjenda lavdiplote vendosi të sakrifikoj jetën e tij në një luftë dramatike për të arritur një qëllim në të mirën: lirinë dhe mbijetesën tonë. Do të ishte mirë nëse shembulli i tij na zgjon nga gjumi i pandërprerë, na bashkon si një komb brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt keqdashës, na frymëzon për dashuri dhe respekt më të madh për atdheun e copëtuar dhe popullin tonë, të cilët janë dhuratat dhe pjesë e planit të Zotit.
***
Shqipëria është një nga vendet më të bukura në botë, natyra e saj e bën atë të tillë. Mjerisht, rruga që po ndjek sot nuk i premton asaj një të ardhme të ndritur. Sidomos vendimet e qeverisjeve kriminale që nxjerrin gjithçka në shitje: nga burimet e lëndëve të para, gjuhën, kulturën, historinë, heronjtë kombëtarë, deri te vetë vendi, të cilin janë duke e mbushur me „refugjatë“ të paftuar nga gjithë rruzulli tokësor për shkak se askush nuk i kontrollon kufinjtë shtetëror.
***
Tradhtarët si thesari më i madh kombëtar. Shqiptarët janë një popull shumë i çuditshëm. Ata kanë më shumë tradhtarë sesa i gjithë Ballkani së bashku. Por ata i trajtojnë në një mënyrë të çuditshme. Ndërsa të gjitha vendet e tjera evropiane i dërgojnë tradhtarët e tyre atje ku zëri i tyre nuk dëgjohet më, shqiptarët kujdesen për ta si “thesari më i madh kombëtar”.
Fuqitë e fshehta të së keqes bëjnë të mundur tejkalimin e imagjinatës më të egër. Kur e dimë diagnozën e sëmundjes së trupit, mund të shërohemi me barnat e duhura ose amputime të ndonjë pjese organi. Pra, marrim masat mbrojtëse përkatëse.
***
Nëse nuk flasim qartë, lexuesit (qytetarët) hutohen, shastisen dhe gjendja nuk përmirësohet por keqësohet.
Kërkesat për korrektësi absurde politike janë në proces të shkatërrimit të plotë e të qenit racional dhe masave të synuara për t'u marrë me probleme shumë serioze shoqërore.
Tani kemi nevojë për politikanë shumë të përgjegjshëm që mund të vendosin një kurs të sigurt për banorët dhe sigurinë e vendit: mirëqenien, ndaljen e emigrimit, mundësinë e riatdhesimit të diasporës, rritjen e natalitetit, angazhimin e rojës kufitare (kontrollin e kufirit), duke i dëbuar mysafirët e paftuar (shkelësit e ligjit shqiptar) menjëherë përtej kufirit, atje nga kanë hyrë, ndërkaq kontrabandistët e tyre arrestuar dhe dënuar me burgim afatgjatë. Një vend që nuk mund ta kontrollon kufirin e vet nuk është shtet. Ju nuk mund ta kontrolloni shtetin brenda nëse nuk jeni në gjendje të kontrolloni kufirin. Thesari më i madh kombëtar i një shteti dhe shoqërisë është toka. Për shkak të kësaj, dhe gjithashtu për shkak të kujdesit për brezat e ardhshëm që duhet ta trashëgojnë, kujdesi i vazhdueshëm për pjesën tjetër të tokës që na ka mbetur nga copëtimi është i domosdoshëm. A ka ndonjë kokëtul që nuk është dakord?
Por, kemi nevojë edhe për vendosjen e një kursi për mediume të pavarura e analistë që e informojnë popullin në mënyrë të drejtë, jo politikisht korrektë të belbëzojnë për havaje - por gjithmonë folje të qartë, në mbrojtje të interesave dhe vlerave kombëtare.
Por, ku dreqin do t'i gjesh këto?
***
Çfarë do të bëjmë me një shtyp prostitutash politike? Duke ditur se media ka gënjyer popullin për dekada, kjo është shumë serioze! Ata bastardë tradhtarë shqipfolës, historian të vetëshpallur e “analistë” që vazhdimisht, me gënjeshtra e sajime, hanë bajga në televizorët e gomarëve kinse nëna e Skënderbeut të jetë serbe, duhet të shqetësohen goxha më shumë se kush është apo ishte babai i tyre i vërtetë. Le të pyesin nënat e tyre, ndoshta i kujtojnë.
Ky ishte vetëm një shembull. Sikur të kishim një shtet ligjor, këta kopil të paktën do të dënoheshin me burgim të përjetshëm, për Tradhti ndaj Vendit. Propaganda e ndyrë, shumëvjeçare, e financuar nga ata që gjatë gjithë historisë kanë kryer gjenocid ndaj kombit tonë, përpjekje për të na zhveshur nga gjithçka ilire-shqiptare, për qëllime djallëzore, nëpërmjet falsifikimit të historisë tonë në favor të armiqve shekullorë.
***
Shqiptarët kanë mungesë kapaciteti dhe nuk kanë guximin për tu përballur me të keqen, prandaj gjejnë justifikime në stilin: ”Të gjithë janë njësoj, pse të bëjmë ndryshime, le të vazhdoje kjo parti që sundon, nëse vijnë tjerët do të jenë të njëjtë me këta që janë në pushtet”.
Të heqësh qafe justifikimet (arsyetimet) do të thotë që bëhesh i pranueshëm për t’u kthyer në diçka më të madhe se vetja jote e vogël. Për të jetuar jetën që pret vetëm të materializohet, thjesht duhet të jesh i gatshëm të heqësh dorë nga ato që mund të kesh planifikuar për vite me radhë.
Nëse doni t'ju jepet gjithçka, duhet të jepni gjithçka.
Ju mund të mendoni se tingëllon e çuditshme tani, por ajo që ju dorëzoheni do të jetë forca juaj. Nuk ka asnjë justifikim për njerëzit që janë plot justifikime. Një justifikim i keq është një fyerje e re. Për të gjithë tiranët ekziston një justifikim: Nuk është faji i tyre që rrethinat janë frikacake. Të trashë nga mendja, tërësisht të humbur; lele bre çfarë tutkunësh!
***
Shqipëria sajon minoritete. Të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri shpallen minoritet. Një kozmopolit nuk mund të krijojë një shtet-komb. Siç dihet; edhe Perëndia kot lufton kundër budallallëkut vetëvrasës të shqiptarëve. Rininë e vet e dërguan jashtë në rrugën pa kthim, ndërkaq si zëvendësim, e mbushën vendin me të huaj që Shqipërisë së vogël do t`i nxjerrin telashe të mëdha. Kryesisht duke ia ndryshuar tërësisht demografinë, ku shqiptarët shumë shpejt do të bëhen minoritet në atdheun e vet. Atdheu jonë i cili do të trashëgohet nga të huajt. Ju duhet t'i merrni me shumë seriozitet këto fakte paralajmëruese, nëse me të vërtetë i doni pasardhësit e juaj.
***
Në vitin 2018 shkrova: Sllavo-ortodoksi nuk e dinte se jam me prejardhje shqiptare, më tha: “Shqiptarët janë si derrat në rrugën e tyre për kasap. Ata mendojnë se kjo do të jetë një udhëtim i këndshëm, dhe vullnetarisht hyjnë në portën e therjes”. Përgjigja ime ishte: “Ndoshta ke të drejtë, por në krahasim me ne, ju jeni vetëm çamçakëz në këpucët tona”.
***
Pjesa më e madhe e motivimit dhe shtytjes njerëzore vjen nga një ndjenjë e inferioritetit. Ne veprojmë në bazë të nevojës për të kompensuar një mangësi të perceptuar. A është vërtet kompleksi i inferioritetit ndaj serbëve, rusëve, grekëve, “maqedonëve”, turqve, arabëve që na drejton neve shqiptarëve, apo ka ndonjë lloj motivimi tjetër? Turp. Paburrëri. Gratë i kemi më burrëresha. Ato zonja të patundura i përballojnë të gjitha vështirësitë dhe rreziqet me guxim.
***
Pas ardhjes së “demokracisë” në Shqipëri, rasti nuk u përmirësua me faktin se PD dhe PS e çarmatosën Shqipërinë, me një armatim dhe një numër qesharak të ushtarëve. Pse Shqipëria duhet të çarmatoset dhe të jetë e pambrojtur, ndërsa fqinjët pushtues Greqia dhe Serbia duhet të jenë të armatosur deri në dhëmbë? Ata duan ta lënë vendin të hapur - për çfarë dhe për kë?
***
O shqiptar! Mos u dorëzo kurrë. Jepni gjithçka vendit tuaj dhe mos kurseni asgjë për ta mbrojtur atë.
Ti nuk duhet të durosh aq mirë një padrejtësi që nuk prek veten tënde. Luftoni për fshatin e largët nëse doni ta mbani atë të afërtin. Shqiponjat ju bëjnë të fluturoni mbi të gjitha problemet.
Zemra e patrembur dhe shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

Autori është ,ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close