Vitia:Procesi i vaksinimit kundër Covid-19 fillon të martën

Me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, është mbajtur një takim virtuar me Këshillin e Kryetarëve të Komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit pasë arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave anti-covid 19.

Qëllimi i këtij takimi ishte që Kryetarët e Komunave të informohen nga Ministri i Shëndetësisë rreth procesit të shpërndajes dhe fillimit të vaksinimit pas arritjes së kontigjentit të parë të vaksionave.

Takimin e hapi Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti, i cili në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës i shprehu gatishmërin e bashkëpunimit sa më të mirë në menaxhim të pandemisë dhe koordimit për procesin e fillimit të vaksinimit.

Ministria i Shëndetësisë, Vitia, në këtë takim i njoftoi Kryetarët e Komunave rreth arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave në Kosovë. Me arritjen e kontigjenti të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha.

Ministri Vitia, njoftoi kryetarët që procesi i vaksinimit do të filloj nesër në Klinikën Infektive dhe Sallën 1 Tetor, kurse në komuna të enjëten ose premten e kësaj jave.
Ministri Vitia në këtë takim kërkoj që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojn në respektim të masve të cilat janë fuqi, poashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilen janë duke e bërë së bashkë me ekspertët shëndetësor dhe Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për cfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunat.

Në anën tjetër, Kryetarët e Komunave në këtë takim u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin sa më të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë rreth procesit të fillimit të vaksinimit, por dhe sfidave të tjera me të cilat janë duke u ballafaquar komunat.
Në këtë takim Kryetarët e Komunave kanë adresuar disa probleme me të cilat janë duke u ballafaqur në komuna e që janë, mungesa e stafit shëndetësor, problemet me furnizim me barna nga listat esenciale si dhe probleme të natyrave të ngjashme të cilat i kërkuan nga ministri që të adresohen sa më parë nga ana e ministrisë.
Në fund të këtij takimi i’u kërkua Ministrit Vitia, që të shqyrtohet kërkesa e bërë nga komunat për një sasi të testeve rapide prej 100,000 teste, e cila është adresuar nga komunat dhe presim të kemi një përgjigje nga ana e Ministrisë.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close