Borxhi publik i Kosovës arrin në 1.5 miliardë euro

Borxhi publik i Kosovës ka arritur në 1.5 miliardë euro bën të ditur Banka Qendrore e Kosovës. Shifra prej 1.5 miliardë eurove e këtij borxhi gjatë tremujorit të fundit të 2020-s është rritur për 23.9 për qind krahasuar me TM4 të 2019-s, kur pandemia ende s’kishte arritur në Kosovë.

Ndërkohë si përqindje e Bruto Prodhimit Vendor (BPV), borxhi publik ka arritur në 21.8 për qind nga 17.5 për qind sa ishte në TM4 2019.

Bazuar në vlerësimet e ASK-sё, BPV-ja reale deri në shtator tё vitit 2020 kishte shënuar rënie prej -5.6 për qind. Me rënie ishin karakterizuar edhe investimet dhe eksportet neto në vend ndërsa konsumi kishte shënuar rritje.

Në bazë të raportit më të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, rreth “Vlerësimit Tremujor të Sistemit Financiar, Tremujori IV/2020”, TM4 i 2020-s vlerësohet se ka shënuar rënie tё ngadalësuar krahasuar me tremujorёt paraprak. BQK-ja këto vlerësime i mbështet nё rritjen e eksportit tё mallrave dhe shërbimeve në periudhën raportuese, rritjen e konsumit publik, si dhe rritjen e remitancave, etj.

Nё anën tjetër, investimet publike, qarkullimi i bizneseve, kreditë e reja investuese gjithashtu kishin shënuar rënie tё konsiderueshme. Kështu çmimet e konsumit shënuan rёnie prej -0.1 pë rqind nё TM4 2020, kryesisht si pasojë e rënies së çmimeve të transportit, veshmbathjes, rekreacionit, dhe orendive shtёpiake.

Sipas të dhënave të BQK-së, rritje tё ngadalёsuar tё çmimeve kishin shёnuar edhe çmimet e ushqimit dhe pijeve joalkoolike, duke bёrё qё deflacioni bazё tё ishte 0.8 pёr qind.

Por zbutja e efekteve negative nё ekonomi nga pandemia Covid-19, BQK-ja i vlerëson si të mira dhe se kanë ndikuar nё pёrmirёsimin e performancёs sё tё hyrave buxhetore krahasuar me tremujorёt paraprak. Të hyrat buxhetore nё TM4 2020 shёnuan rёnie prej -0.6 për qind, krahasuar me -13.5 pёr qind nё TM3 po të atij viti, ndёrsa shpenzimet buxhetore shёnuan rritje prej 8.6 për qind.

Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi deficit primar buxhetor prej 280.5 milionë eurove.

Edhe tregu i jashtëm, sipas raportit thuhet se është karakterizuar me zvogëlim tё deficit të llogarisë rrjedhëse prej 56.8 pёr qind nё TM4 2020. Bilanci pozitiv i shёrbimeve si dhe tё ardhurat parёsore dhe dytёsore kishin shёnuar rritje tё konsiderueshme, ndёrsa deficiti i mallrave ishte pёrmirёsuar.

Deficiti tregtar i mallrave gjatë asaj periudhe ishte 836.2 milionё euro apo 2.0 pёr qind mё i ulёt krahasuar me TM4 2019.

“Kjo rёnie e deficitit të mallrave i atribuohet kryesisht rritjes së konsiderueshme tё eksportit ndёrkohё qё edhe importi i mallrave shёnoi rritje por jo nё masёn e eksportit”, theksohet në raportin e BQK-së.

Rritje prej 26.3 për qind kishin shënuar edhe remitancat nga diaspora gjatë tremujorit të fundit të 2020-s, përfundojnë nga BQK-ja.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close