Durrës. Plepat: Stërvitje e luftanijes amerikane dhe dy patrullueseve shqiptare

Kapiteni në Flotën VI i cituar nga ambasada në Tiranë: “Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”.

Më 29 mars 2021, u zhvillua stërvitja detare ndërmjet anijes së Flotës së 6-të të SHBA “USS Monterey” dhe anijeve patrulluese të Forcës Detare shqiptare “Oriku” dhe “Lissus”, e cila u realizua në ujërat ndërkombëtare, njoftoi komanda në Plepa Durrës. U përpunuan elementë të manovrimit taktik si të thjeshtë, po ashtu edhe të avancuar, si dhe në mbrojtjen kundër sulmeve e mjeteve të vogla dhe të shpejta njëkohësisht. U respektuan procedurat e NATO-s.

Ndonëse dikasteri shqiptar nuk i kushtoi rëndësi kësaj ngjarjeje dhe u mjaftua me njoftimin e Plepave, përfaqësia e Uashingtonit (DASH, Pentagon, Shtëpi e Bardhë) në Tiranë botoi një foto dite: “Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s”, Ambasada amrikane citon në FB kapitenin e USSMonterey Joseph Baggett, CO: “Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”.

përgatitur nga Thanas Mustaqi

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close