Kcimi i Tropojës dhe Xhubleta, më pranë UNESCO-s

ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka firmosur formularin e kandidimit të dukurisë së Kcimit të Tropojës për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” (lista përfaqësuese e dukurive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale te njerezit) dhe dijebërjes së Xhubletës për në listën e dukurive në rrezik (Urgent Safeguarding List).

Siç njoftoi vetë Margariti, bëhet fjalë për një moment të rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.

Ajo falënderoi komunitetet lokale që e propozuan dhe këmbëngulën, por edhe partnerit The_AADF që, siç u shpreh ajo, “ na mbështetën për ta çuar përpara këtë nismë, që për ne është një mision”.

Xhubleta gëzon statusin kryevepër nga Ministria e Kulturës dhe dosja ka mbaruar në një kohë rekord për UNESCO si një trashëgimi në rrezik.

Xhubleta, veshje tipike e zonavë të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close