Kryeministri Rama:pjesa e premtuar për vaksina për mjekët, do të shkojë për mësuesit e Kosovës

ATSH/- Qeveria shqiptare do të ndihmojë Kosovën për vaksinimin antiCOVID të mësuesve.

Nga Rrogozhina, Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën, që po ndihmojmë mjekët e Kosovës për t’u vaksinuar”.

Gjatë takimit me fermerë në Rrogozhina, Rama u shpreh se, pjesa e premtuar Kosovës për vaksina për mjekët, do të shkojë për mësuesit.

“Më çoi një mesazh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke më falenderuar dhe duke më thënë që meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do të vaksinojnë mjekët, do të dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit”, deklaroi Rama.

“Po i thashë patjetër, ne do t’i japim ato që duhen dhe që mundemi, që të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës”- deklaroi Rama.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close