Me boks kundër Parkinsonit

Një paciente 74-vjeçare me Parkinson zbulon boksin si një kurë për sëmundjen e saj.

Grushti i saj i majtë është pak më i fortë se i djathti, thotë traineri i Nancy Van Der Straeten. 74-vjeçarja belge ka një vështrim të ftohtë e të akullt që të kall datën. Nëse dikush nuk mbrohet, ajo e godet direkt në hundë, megjithëse ka vite që vuan nga sëmundja e Parkinsonit.

“Boksi nuk ka të bëjë vetëm me grushtat. Boksi është shumë preciz. Ti duhet të dish të lëvizësh dhe në të njëjtën kohë të zhvillosh forcën trupore. Kjo çon në një koordinim të mirë të mendjes, të duarve dhe të këmbëve.” thotë Nancy Van Der Straeten.

Nancy u diagnostikua me Parkinson shtatë vjet më parë. Ajo merr ilaçe për të zvogëluar dridhjet. Por në Internet pa se në SHBA të sëmurët me Parkinson bëjnë edhe boks për t’u forcuar. Prandaj ajo kërkoi një shkollë boksi në Antalia, ku jeton prej disa vitesh.

“Kur erdhi herën e parë, mendova se nuk do t’ia dilte kurrë. Për shkak të moshës dhe sepse në atë kohë mezi ngrihej më këmbë. Por dikur na befasoi të gjithëve.” – thotë traineri i saj Muhamet Ali Kardashi

Edhe fizioterapisti i Nancyt është jashtëzakonisht i kënaqur me 74-vjeçaren trime: “Tani kur ecën, ajo e mban trupin shumë më drejt se më parë. Përveç kësaj, dikur dridhej dhe papritmas ndalonte së lëvizuri. Tani gjithçka është më e rrjedhshme ”.

Nancy jeton në një fshat mbi qytetin bregdetar të Antalias. Ajo erdhi në Turqi për herë të parë para rreth 40 vjetësh me të shoqin, që ka ndërruar jetë. Ata ishin kuriozë, kishin dëshirë për të udhëtuar dhe e siguronin jetesën e tyre duke zbukuruar dritare.

Kur nuk bën boks, Nancy vizaton ose pikturon. Ndonjëherë ajo madje shet piktura dhe fiton diçka plus pensionit prej 450 euro në muaj. Ajo vizaton shumë mirë, pavarësisht se ka Parkinson.

“Kam vërejtur se kur projektoj diçka, kur krijoj diçka krejtësisht të re, atëherë nuk dridhem. Kështu ishte që nga fillimi. Por kur dua të shkruaj diçka, dridhjet shtohen shumë, dhe bëhem keq.” – tregon Nancy.

74-vjeçarja e rekomandon boksin kundër Parkinsonit për të gjithë bashkëvuajtësit. Sipas Nancy-t boksi ia ka rritur ndjeshëm cilësinë e jetës,/dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close