Presidenti i Francës, Emmanuel Macron uron kryeministrinKurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pranon urime nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë dhe i ka dëshiruar sukses në detyrën e Kryeministrit.

Në letër urimin e dërguar, Presidenti Macron i ka shkruar Kryeministrit Kurti se duke votuar për listën që ai udhëhoqi gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit, shumica e votuesve që morën pjesë në votime shprehën dëshirën e tyre për ndryshim.

“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar Presidenti Macron. Këtu, ka thënë ai, duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve. Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në fund të urimit Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se do të ishte shumë i lumtur që së shpejti të mirëpres Kryeministrin Kurti për vizitë në Paris.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close