Reforma e Champions League?

Federata Evropiane e Futbollit UEFA po përgatit një format të ri për Ligën e Kampionëve nga viti 2024. Klubet kryesore duhet të përfitojnë financiarisht, e çmimin mund ta paguajnë tifozët.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA do të diskutojë reformën e ligës më të mirë të futbollit evropian. Në fakt pritej një vendim i shpejtë, por tani mendohet se ai nuk do të merret para datës 19 prill, u njoftua nga UEFA. Flitet për një zgjerim të Ligës së Kampionëve nga 32 në 36 skuadra dhe heqjen e modelit aktual të garave në grupe.

Reformat e propozuara mbështeten nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA). Planet u garantojnë klubeve më të mira më shumë lojëra dhe më shumë të ardhura. E supozohet se kjo do të parandalonte klubet e mëdha që të mendojnë për krijimin e një “super-lige” të tyre.

Por tifozët janë jashtëzakonisht kritikë ndaj planeve. Ata mendojnë se reformat e propozuara që të futen në fuqi prej sezonit 2024/25 do të dëmtojnë më së shumti pikërisht shikuesit. Në veçanti ata që kanë më pak mjete financiare për të paguar biletat e shtrenjta dhe më shumë bileta. Disa sipatizantë të Bajernit të Mynihut e quajnë këtë refomë si një “gabim të madh”.

“Humbja e brezave”

Shqetësimet e tifozëve të Bajernit i ndan edhe Ronan Evain, drejtori menaxhues i Football Supporters Europe (FSE). Organizata përfaqëson tifozë të futbollit nga e gjithë Evropa. Francezi gjithashtu thotë se kostot në rritje po bëhen një problem në rritje për tifozët, të cilët tani kanë probleme financiare edhe për shkak të pandemisë Corona. “Ne mund të humbasim breza të tërë”, thotë ai për DW.

Por kundërshtimi i reformave nuk lidhet vetëm me aspektin financiar: Evain ka frikë se ndryshimet do të rezultojnë në më pak klube që kanë një shans për të garuar. Rezultati: një lloj shoqërie e mbyllur për elitën e futbollit në kontinent. “Kjo çimenton fuqinë e klubeve më të mëdha kufizon numrin e klubeve dhe vendeve nga të cilat klubet do të kualifikoheshin. Mund të shkatërrojë pra edhe ëndrrën e shumë tifozëve të tjerë që ekipet e tyre të luajnë në nivelin më të lartë evropian.”

Reformat parashikojnë një lloj “sigurie” për klubet më të mira: Ata do të mund të marrin pjesë në garat e nivelit më të lartë edhe nëse nuk kualifikohen përmes ligës së tyre vendore në një vit të caktuar në këto gara. Klubet do të vlerësohen sipas koeficientit që bazohet në sukseset e pesë viteve të fundit. E kjo është një rrugë shumë e rrezikshme, sepse nuk është në përputhje me performancën aktuale të klubeve, mendon Evain.

Ndikimi tek tifozët

Ndërsa tifozët në kampionatet vendore do të ndikohen drejtpërdrejt nga lojërat shtesë në kalendarin e Ligës së Kampionëve. Çmimet për këto ndeshje do të jenë më të larta dhe shumë tifozë nuk do të jenë në gjendje t’i ndjekin ato. Liam Caulfield (66) dhe Dmytro Merezhko (23) janë pjesë e tifozëve të Borusia Dortmund dhe jetojnë në – Los Angeles. Për të shikuar ndeshjet e klubit të tyre ata zgjohen të shtunën apo të dielën herët në mëngjes, por nëse ndeshjet e klubit të dashur zhvillohen gjatë javës, kur duhet të punojnë, atëherë me siguri që nuk mund t’i ndjekin, sepse ndeshjet në Ligën e Kampionëve, sipas orarit të atjeshëm, do fillonin në mesditë.

E një problem tjetër është edhe ngopja me futbollin. Në janar të vitit 2021 është publikuar një studim i CIES Football Observatory, ku thuhet se 59,4% e tifozëve mendojnë se edhe tani ka tepër ndeshje futbolli. Ndërsa 72,8% mendojnë se edhe lojtarët janë më të lodhur për shkak të numrit të madh të ndeshjeve dhe nuk tregojnë performancat reale.

Qëndrimi i DFB

Ronan Evain mendon se federatat nacionale duhet të angazhohen për ruajtjen e interesave të të gjitha klubeve dhe jo vetëm të klubeve më të mëdha. Në takimin e komitetit të UEFA-së do të jetë edhe Rainer Koch, nënkryetari i federatës gjermane të futbollit, DFB. Vitin e kaluar thuhej se tifozët duhet të luajnë një rol vendimtar në reforma.

Në tetor të vitit të kaluar Koch u shpreh kundër “Superligës evropiane”. Futbolli duhet të mbështetet tek solidariteti, ndjenja e bashkëveprimit, fairplay dhe garat sportive, e jo vetëm nga interesat e disa klubeve elitare. Por DFB ende nuk është pozicionuar përfundimisht ndaj planeve të fundit për reforma.

  • Data 01.04.2021
  • Autor Felix Schlagwein/dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close