Ministri Vitia paralajmëron masa të reja anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të reja anti-COVID. Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se sado që është lajm i mirë arritja e vaksinave masat duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët.

Vitia tha se me të marrë detyrën kanë intensifikuar punën për sigurimin e vaksinave të tjera, për çka tha se janë në rrugë të mirë dhe se kanë marrë konfirmime nga kompani të tjera. Ai tha se shpreson që shumë shpejt do të përfundojnë të gjitha procedurat dhe vaksinat të vijnë sa më shpejt.

“Sado që është lajm i mirë që po mbërrin vaksinat masat të cilat janë në fuqi dhe masat të cilat do të ndërmerren në ditët në vazhdim në raport me situatën në terren është shumë e rëndësishme që të respektohen nga të gjithë ne dhe nga qytetarët”, tha ai.

Ai i është përgjigjur edhe deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, sa i përket planit të vaksinimit.

“Plani për vaksinim tani më veç është përpiluar edhe më herët, natyrisht fillon me punëtorët shëndetësor ashtu siç janë informuar edhe qytetarët, kurse do të vazhdojë me personat mbi moshën 80 vjeçare dhe ne i kemi listat e këtyre personave. Janë diku rreth 30 mijë persona mbi moshën 80 vjeçare dhe natyrisht atyre nuk do t’iu kërkohet vetëm në platformë që të aplikojnë në platformën online, mirëpo do të kontaktohen dhe secili person mbi moshën 80 vjeçare sipas planit do ta marrë vaksinën në këtë kontingjent, duke vazhduar sipas këtij plani pastaj me moshat tjera në kontingjentet tjera që do të vijnë në vijim”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close