Virusi i rrufës bllokon përkohësisht Sars-Cov-2

ATSH-ANSA/ – Rinovirusi, virusi që shkakton ftohjen ose rrugën e zakonshme, nxit një përgjigje të lindur imune që duket se bllokon replikimin e Sars-CoV-2 në qelizat e traktit respirator, por efekti zgjat vetëm disa ditë.

Kjo theksohet nga një studim i botuar në “Journal of Infective Diseases” dhe i drejtuar nga shkencëtarët e Universitetit të Glasgow-t, BM.

Studimi i mëparshëm ka treguar se ndërveprimet me viruse të tjera të frymëmarrjes mund të ndikojnë në llojin dhe ashpërsinë e infeksioneve tek individët dhe në mënyrën se si ato infektojnë dhe qarkullojnë rreth grupeve të njerëzve.

Në këtë studim, studiuesit së pari infektuan qelizat e frymëmarrjes me SARS-CoV-2 në laborator, duke rikrijuar mjedisin qelizor në të cilin ndodhin normalisht infeksionet.

Më pas, ata studiuan replikimin e Sars-CoV-2 në këto qeliza, si në prani, ashtu edhe në mungesë të rinoviruseve, që janë viruset më të zakonshme të frymëmarrjes te njerëzit.

“Hulumtimi ynë tregon se rinovirusi shkakton një përgjigje të lindur imune në qelizat epiteliale të frymëmarrjes, që bllokon replikimin e virusit COVID-19, Sars-CoV-2”, shpjegon Pablo Murcia, kreu i Qendrës së Kërkimit të Viruseve, Universiteti i Glasgow-t.

“Kjo do të thotë që përgjigja imune e shkaktuar nga infeksionet e virusit të të ftohtit të zakonshëm mund të sigurojë njëfarë niveli mbrojtjeje kalimtare kundër Sars-CoV-2, duke bllokuar potencialisht transmetimin dhe duke zvogëluar ashpërsinë e tij”, shtoi ai.

Hapi tjetër do të jetë hetimi i asaj që ndodh në nivelin molekular gjatë këtyre ndërveprimeve virus-virus për të kuptuar më shumë rreth ndikimit të tyre në transmetimin e sëmundjes dhe nëse një prevalencë në rritje e rinoviruseve mund të zvogëlojë numrin e rasteve të reja COVID-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close