3 Prill 1919 Kryqi i Kuq amerikan mbërrin në Shqipëri

3 Prill 1919 – Me kërkesën e qeverisë shqiptare, Kryqi i Kuq amerikan mbërrin në Shqipëri për të shpërndarë ndihma humanitare; vendi ishte rrënuar nga Lufta e parë. Kryqi i Kuq i vendosi zyrat kryesore në Tiranë dhe ngriti qendra të tjera në Durrës, Shkodër dhe Elbasan, të cilat u pajisën me mjekë, infermiere, dentistë dhe personel tjetër ndihmës.

Shumica e furnizimeve me ushqime, barna dhe veshje u sollën me anije në Durrës, ndërsa spitale e klinika u ngritën në çdo qendër. Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, Kryqi i Kuq Amerikan hapi edhe shkolla fillore të pajisura me libra, fletore dhe mjete të tjera mësimi, si dhe morri në punë, me pagesë, arsimtarë shqiptarë./K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close