Ambasadori Kosnett: Deputetët të qëndrojnë në sallë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të qëndrojnë në sallë, në mënyrë që të bëhet kuorumi për votimin e presidentit të ri të Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se qëndrimi i qeverisë amerikane për presidentin mbetet i pandryshuar.

“Ne mbështesim votimin e presidentit. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës, duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin”, ka shkruar diplomati amerikan.

Ndryshe, seanca për zgjedhjen e presidentit është paraparë të fillojë sot në orën 18:00.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close