OAK:Asnjë kufizim pa përkrahje paraprake financiare

Oda e Afarizmit të Kosovës ka reaguar pas njoftimit përmes mediave rreth masave të reja që pritet të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme, kërkon nga Institucionet e vendit që asnjë kufizim apo mbyllje totale e biznesit, të mos bëhet pa përkrahje paraprake financiare.

Kjo vie si rrjedhojë e gjendjes shumë të vështirë me të cilën po përballet sektori privat si pasojë e pandemisë dhe përkrahjes së mangët që është ofruar deri më tani nga ana e institucioneve, duke rrezikuar kështu jo vetëm humbjen e vendeve të punës por edhe mirëqenien dhe operimin e mëtejshëm të operatorëve ekonomik.

Andaj, lidhur me këtë OAK konsideron që është më se e rëndësishme që të gjinden mënyra për përkrahjen financiare të kompanive të cilat do të ndikohen direkt nga këto masa.

"OAK është ithtare e faktit që çdo masë duke përfshirë mbajtjen e maskave, distancën sociale e higjiena personale të respektohen në përpikmëri për mbrojtje të shëndetit publik, por që çdo vendim për mbyllje duhet të ketë mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët e tyre për humbjet që po u shkaktohen nga të njejtat duke i'u ndaluar të drejtën e punës", thuhet në reagimin e OAK-së.

OAK konsideron që sektori privat aktualisht është shumë i rënduar si rezultat i pandemisë, andaj nuk ka kapacitete që të përballoj i vetëm pasojat e mëtutjeshme shkaktuar nga pandemia, ku si rezultat i mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close