Rrena e“Rrënjëve“ ilire, kelte, gote të serbëve !!

/Nga Fahri Xharra


Serbët në kërkim të certifikatës së rrejshme të lindjes së tyre po i kalojnë të gjitha normat e një etike shkencore. Që njëzet vjet ata po punojnë në një drejtim të ri të largimit tonë nga e vërteta historike. Qëllimet e tyre janë drakonike, Derisa me shekuj kanë shkruar se ne jemi askush, barinj të zbritur nga malet e pa emëruara ; që gjurmët tona arkeologjike janë të pagjëshme posi ato të arinjve apo të ujqërve ; tani dalin me teorinë edhe më tronditëse duke na “sjellë” nga Azia e vetveten duke e paraqitur si burim i të gjitha civilizimeve të hershme të kësaj treve .Serbia dhe Europa nuk guxojnë të harrojnë që na kemi qenë kërthiza e civilizimit të hareshëm europian. – thonë serbë. Librat shkruhen , ato lexohen. Letra i banë edhe rrenat më të pakuptimta që të shkruhet mbi te.
Ndërsa autorët serbë na këshillojnë: “ Për shqiptarët kishte me qenë në interes më të madh nacional sikur të përcaktohej qartë identiteti i tyre etnik dhe në atë mënyrë e kishin fituar epitetin e një populli të rëndësishëm të Kaukazit me një civilizim dhe traditë mijëravjeçare; se sa me kokëfortësi të paraqiten si pasardhës të ilireve dhe me vetëdije të sajojnë një rrenë me përkatësinë më të ultë morale – vete zhgënjimin:”( Vesna Peshiq- Albanci lazni Iliri –Shqiptarët Ilir të rrejshëm).
“Qëllimi i hulumtimit të prejardhjes së Shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja , e në këtë rast tokave tona( serbe f.xh.)” , toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb ; toka nga të cilat populli serb, kurrë nuk do të heq dorë .”( Akademik Mihajlo Markoviq) (.http://everteta.al/ )Pastaj vazhdohet:“ Çfarë faktesh e arsyetojnë lidhshmërinë historike në mes të Shqiptarëve dhe Ilirëve, a ekziston ndonjë lidhje gjenetike në mes tyre? Asnjë “. “
“Nuk gjendet asnjë dokument historik i cili e vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. e XI-të. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë .Të gjitha toponimet shqiptare vërehen pas shekullit të mesëm ; ndërsa sipas formave të saja strukturore gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Ilirishten”.(Shqiptarët e Kaukazit…)
Ndërsa serbet veten e paraqesin :“ Nga burimet historike, te lidhura me Dioklenë, shënimi më i thuktë është ai i Pop Duklanit, i cili në Udhe përshkrimin e tij i përshkruan ndodhitë e rëndësishme që nga shek i IV deri te i IX-ti.. Në fillim ai ( pop Duklani) shkruan se paraardhësit e serbeve ,Gotët kanë ardhur në kohën e Carit Anastasi . Kjo lidhshmëri e Gotëve me Serbë vjen në kohën e Arkigjakonit Tomas; për te, Gotët dhe serbë shin “arianë”-heretik. Përkthimin e Biblës gotike e kanë bërë Alanët (Serboijët) dhe që e ç frytëzonin në kishat e tyre, e cila gjë ishte vazhduar me ardhjen e tyre në këto anë që nga shekulli i I-IV .” dr. Jovan I.Deretiq “ Sërbia para Perandorisë së Romës”
“Terrenet tona -thotë Dragoslav Srejoviq, janë organikisht të lidhura, Serbia është Piemonti i Ballkanit në aspektin territorial dhe kulturor. Ky ishte vendi më i pëlleshëm i krijimtarisë njerëzore, dhe pa e ditur se çka ndodhur në këto anë – nuk ka as arkeologji ballkanike e as të asaj europiane juglindore e as botërore,”
Shekulli i tretë i kësaj epoke njihej si shekulli i krizës, dhe e mrekullisë së shpëtimit të Perandorisë së Romës nga shkatërrimi ,shkatërrim i cili u ushtrua për dy-tre shekuj më vonë. Që nga koha e lindjes së Perandorit të parë romak e deri në shkatërrimin e saj ”kanë” lindur në tokat tona serbe 17 Perandorë – thonë arkeologët serb .
Le ta thonë ;atyre nuk ju prishin mohsat ; por pohsat e tyre dhe mohsat tonë e vërtetojnë shtrembërimin djallëzor të historisë.
Serbët ishin edhe keltë ”Kur isha studente në Wels, studjoja historinë e gjuhës kelte, shkruan prof.dr. Kuiq mbeta pa mend kur e takova mikpritjen ,mentalitetin ,zakonet ,shpirtin e bardhë dhe thashë: sikur të isha në Serbinë time. Welsianët më janë vëllezër nga gjaku! Sigurisht që edhe në mua qarkullon gjaku kelt ,në palcën time. “ Në Kladovë (Serbiaverilindore f.xh.) në kohë i gjetëm varrezat e mëdha kelte, ,por edhe vetë emri Kladovo në keltishte do të thotë: varreza. Por ka edhe më shumë : Kopaonik – zoti i bakrit, Gjevgjelia http://everteta.al/– zoti i hekurit, arilje- vend i livadheve. Risan – kështjella në dete, Paraqin-kulla e qëndrueshme, Budva- qytet i vërshuar, Prishtina- e çmuar , me vlerë, Tutin – i pastër. Te gjitha qytetet, lumenjtë ,malet që mbarojnë me din,dun,tin,tun janë me prejardhje kelte. Kush e njeh mirë gjeografinë pozitive do ta kupton që mu si sot edhe atëherë Keltët jetonin këtu para se të shkonin në ujdhesat Britanike’” – e përfundon lakmitarja dhe pështjelluesja e historisë Z. Kuiq.
“ Vepra më e vjetër helene-ilire “ Iliada dhe Odiseja “, janë të shkruara me t ‘ashtuquajturin heksametër, të cilat paskan shumë ngjashmëri me këngët epiko-lirike serbe. Me qenë se është përdorur gjuha jonike me ate eolike, e gjithë kjo tregon se Homeri ishte Ilir, dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro -helen” . “ Fanula Papazoglu ,mendon që Frigjija ishte krahinë kufitare me Ilirinë, dhe është krejt e kuptueshme që ky ishte shteti i Trojës. Ilirët e kanë marr emrin nga kryeqyteti i tyre ,që në atë kohë ishte Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë, ,gjegjësisht Sardanë( Dardanë) ,pra serb.” (?)
Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “Serbia antike ,në brendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit, gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XIV para Krishtit, dhe Serbija antike për gjate bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria “. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.? E ne, si po thonë ata të ardhur nga Azia ,diku ne shekujt XI-XII- të.
” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën -metoda krahasuese –gjuhësore të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve para helene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentin e fuqishëm sllav te Pellazgjishtja, dhe me këtë e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët, pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (serbe, pra) “
Në kohët e fundit serbët na dalin me një ”zbulim” tjetër: ” Gjuha serbe ishte gjuhë e diplomacisë dhe ushtrisë turke, bile edhe Sulltani fliste serbisht-Besuat apo jo: Në Turqi jetojnë 9 milion serb!”
”Ata me një nder dije të pastër dhe absolutë për prejardhjen e tyre, me një krenari të pabesuar e cekin dhe e ndiejnë veten të nderuar që rrënjë e tyre i kanë në Serbi. Shikoni, disave prej tyre para ardhësit iu kishin shpërngulur 300-400 vjet më herët në këto toka turke por ata edhe sot dita-ditë flasin serbisht dhe që të gjithë e dinë se çfarë mbiemri të pagëzuar në kishë e kishin dikur..http://everteta.al/- na e zbulon Dragan Milosavljeviq , kryetari i Shoqatës serbe-turke të miqësisë ”Inat”. ” Bile edhe mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq paska pas deklaruar me 1912 se serbet i kanë barazuar ”hesapet ” me Turqit , dhe në të ardhmen me ata mund të ishin vetëm miq”
Mandej Dragan Misavljeviqi thotë se një herë i kishte pas thënë një profesori të Ankarasë, se mjaftonte që serbët i kishin turqit 400 vjet përmbi vete por ai iu kishte gjegjur”: Pyetja është se kush kë e sundonte, sepse ju serbët e kishit qeverinë në dorë si vezirë të mëdhenj .më shumë se sulltani” .kështu që Serbia vetëm në vitet 1543 e deri 1612 , kishte udhëhequr Perandorinë me 13 krye vezirë, 7 zëvendës vezirë, 23 vezirë , 8 admiralë si dhe me një mori guvernatorësh .(!)
Edhe këtë :” E vizituam komunën më të madhe të Stambollit atë Bajram Pasha dhe duke biseduar me njerëzit e atjehit – shkruan në srbin.info , shohim se aty jetojnë dhe janë 350 000, 90 % të tyre janë me prejardhje serbe. Me krenari e bartin gjuhen serbe nga gjenerata në gjeneratë”.
Rrenë e madhe !

Meqenë se vazhdimisht më bllokojnë jo serbë as grekët por shqiptarët shkrime e mia i gjeni në këtë vegëz :
https://www.facebook.com/groups/197317685180738
Ju falemnderit !

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close