Borell uron Vjosa Osmanin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në krye të presidencës së Kosovës.

Pas kësaj, Borell deklaroi se me institucionet e reja të zgjedhura, Kosova tani mund të përqendrohet fuqimisht në dialog me Serbinë.

“Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen si Presidente e Kosovës. Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Me institucionet e reja në vend, Kosova mund të përqendrohet për vendosshmëri në reformat e nevojshme dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.

Duhet përkujtuar që Vjosa Osmani u zgjodh mbrëmë Presidente e Kosovës me 71 vota pro dhe 11 abstenime.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close