Deputetja Grainca jep detaje pse e la PDK-në dhe iu bashkuar VV-së

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, e cila iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, dje derisa votohej për presidentin, ka dhënë detaje për kalimin e saj në partinë fituese të zgjedhjeve.

Grainca ka thënë se në PDK që nga fillimi e kanë neglizhuar si në nivelin lokal, po ashtu edhe në atë qendror, duke mos i ofruar mundësi për zhvillim si një politikane e re dhe si person që përfaqëson rininë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Kjo kohë më ka ndihmuar të reflektoj dhe shoh Lëvizjen Vetëvendosje, me moshën mesatare më të re dhe pjesëmarrjen më të madhe të grave, mundësi më të mirë të zhvilloj dhe avancoj qëllimet për një shtet dhe shoqëri të prosperuar”, ka shkruar ajo në Facebook.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close