Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Indonezi dhe Timorin Lindor

Mbi 70 njerëz humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, që shkaktuan shirat në Indonezi dhe Timorin Lindor.

Zëdhënësi i Agjencisë indoneziane të Zbutjes së Katastrofave, Raditya Djati, tha se 55 vetë kanë vdekur në Indonezi, ndërsa mbi 40 të tjerë janë ende të zhdukur.

Këto shifra patjetër se do të ndryshojnë, paralajmëroi ai.

“Balta dhe moti ekstrem janë bërë një sfidë serioze dhe mbeturinat e grumbulluara po i pengojnë ekipet e kërkimit dhe shpëtimit”, tha Djati për situatën në Indonezi.

Në Timurin Lindor, autoritetet thanë se së paku 21 njerëz humbën jetën.

Shumë nga viktimat besohet të jenë nga kryeqyteti i vendit Dili.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, shprehu ngushëllimet e tij dhe u bëri thirrje njerëzve qe t’i ndjekin këshillat nga zyrtarët, gjatë periudhave ekstreme të motit.

Shirat sezonalë shpesh shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, një arkipelag me 17,000 ishuj, ku miliona njerëz jetojnë në zona të thella malore ose pranë fushave të përmbytjeve.

Në janar të këtij viti, 40 njerëz vdiqën nga përmbytjet në qytetin Sumedang në ishullin Java.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close