Druri,Druidët,Keltët,Ilirët dhe Shqiptarët,më shumë se histori e ngjashme popujsh!

Nëse i vë kujdes historisë e lashtë të dy popujve historik (para historik),Keltëve dhe Ilirëve,vëren një ngjashmëri ,përpjekje shekullore e mileniumale për të mbijetuar duke u përballur me perandoritë më të mëdha të të gjitha kohëve.

Të dy popujt e lashtë,në shekujt para Krishtit i bënë ballë me qëndresë dhe luftëra epike Perandorisë Romake dhe vet Cezarit.

Heroizmi i luftrave të tyre kundër një force të madhe siç ishte Roma ,ka lënë gjurmë thellë në histori.Ata ishin kaq stoik dhe të qëndrueshëm në qëndresën kundër nënshtrimit sa që vazhdoi në shekuj.

Por kjo qëndresë u kushtoi shumë.Hidhërimi i Romës u shndrrua në gjenocid e deri afër shfarosjes së këtyre dy popujve heroik.

Këta dy popuj edhe pse u rrudhën shumë në kohë dhe nga sundimi,aritën të ruajnë pak nga lavdia e lashtë nëpër cepat e Europës.

Ata u ballafaquan edhe në shekujt e vonë me sundues të mëdhenj perandorak.Keltët me iperatorinë Britanike e Ilirët e vonë,Arbnorët me perandorinë Otomane.

Keltët sot i gjejmë në Brittany.Ireland.Scotland.Wales. Isle of Man. Cornwall.
E pasardhësit e Ilirëve në Gadishulli yllirik-Ballkanin e sotëm në perëndim në njëpjesë të vogël nga shtrirja e gjerë në lashtësi.

Shqiptarët ia kanë arritur të krijojnë pavarësinë shtetrore ,e Keltët janë në kërkim të saj ende.Përpjekjet e Skocezve.Irlandezët kanë shtetin e vet,që doli vonë nga robëria e thellë Angleze.

Në lashtësi Keltët dhe Ilirët i ngjanin njani tjetrit me fise të shumëta e të pabindura.Të cilat vetëm kur përballeshin me një okupator -armik të rrezikshëm mundoheshin ti bënin armët bashkë dhe luftonin armikun.Në kohë të tjera ata donin pavarësinë e tyre ,shpesh duke jetuar larg "civilizimeve",duke u munduar ti ikin ndikimeve të huaja kulturore të asaj kohe.

Art varri shqiptar që tregon rrënjët pagane kelte të shqiptarëve

Por ,kjo ngjashmëri kushtesh historikenë mes të Keltëve dhe Ilirëve-shqiptarëve nuk mbaron vetëm në formën e të përceptuarit ,porse ajo ka mundësi të jetë edhe gjenetike.

Në fakt gjithnjë e më shumë përmenden fiset e lashta pelasgo-ilire që u shpërndanë nëpër Europë dhe krijuan civilizimin perëndimor,e në mesin e tyre ishin edhe Keltët.
Një fakt që forcon këtë lidhje është edhe fjala shqipe dru-nj dhe Druidët,të cilët në shoqërinë kelte ishin udhëheqës fetarë, si dhe autoritete ligjore, gjykues, gjykatës, profesionistë mjekësorë dhe këshilltarë politikë.

Në wiki në gjuhën angleze ndër të tjera shkruan-"Bazuar në të gjitha format e disponueshme, fjala hipotetike proto-keltike mund të rindërtohet si * dru-wid-s (pl. * Druwides) që do të thotë "njohës lisi". Të dy elementët kthehen në rrënjët Proto-Indo-Evropiane * deru- [13] dhe * weid- "për të parë". [14] Kuptimi i "njohës-lisi" ose "lis-shikues" mbështetet nga Plini Plaku, [10] i cili në Historinë e tij Natyrore e konsideronte fjalën që përmbante emrin drýs (δρύς), "dru lisi"

Druidët ishin udhëheqës të kultit pagan që besonin tek drunjtë ,prandaj edhe quheshin Dru-idë,e që në asnjë gjuhë tjetër nuk ia gjenë spjegimin përveq në gjuhën e parë arkaike të stërlashtë, në gjuhën shqipe.E ke direkt "njerëz druri"!

Paganizmi ,besimi dhe lidhja me natyrën ishte kulti i të parëve tanë dhe keltëve.Ai u luftua dhe u shkatërrua nga romakët.Romakët nuk shkatërruan vetëm besimin në natyrën ,por edhe asimiluan kultuarat e këtyre dy popujve të vjetër.

Ata ua shkatërruan edhe vendet e larta dhe mentalitetin e malësorit kryelartë që ekishin e edhe sot e ruajnë aty këtu.
Keltët dhe shqiptart ,ndoshta jo vetëm me histori të ngjashme..por edhe më shumë se kaq.

Mos harroini fustanellën dhe gajdën,që janë vlera kulture të të dy popujve!
PS:Ky shkrim nuk është shkencor,por publicistiko-gazetaresk,që ka qëllim senzibilizimin e opinionit në tërësi dhe atë akademik.

Legjenda: Art varri shqiptar që tregon rrënjët pagane kelte të shqiptarëve nga Albanian Tattoo

/Nga Xhelil Arifi 05.04 2021/proinformacion.com

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close